Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të posaçme për shtyp pas përfundimit të takimit të shefave të qeverive të BE-së tha se kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhgënjëhen por nuk ka një vendim unanim për çeljen e negociatave.
“Janë në fakt disa vende që kanë rezerva sa i përket hapjes së negociatave ne kemi diskutuar lidhur me këtë dhe duam të dimë si do jetë efekti nëse hapen negociatat. Patjetër që do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë”, tha Merkel.
Ajo tha se e mbështet në një pikë presidentin francez, Macron, atë të reformimit përsa i përket procesit të zgjerimit. Ajo tha se tre vende ishin kundër, Franca, Holanda dhe Danimarka.
Merkel u shpreh se do ti rikthehen debatit për çeljen e negociatave para samitit të ardhshëm në maj në Kroaci.
