Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha i kërkon largimin, Rama: Dielli ka dalë përsëri, rruga jonë vazhdon

11:55 / October 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ku tha se brenda vitit do të miratohet dhe reforma zgjedhore me apo pa opozitën jashtëparlamentare.

“Reformën zgjedhore do e bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë proces dhe do ta votojmë sikundër përcaktohet në pikën përkatëse të parlamentit gjerman, në Parlament. Dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë që është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore ku ka një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtëparlamentare dhe është e drejtë e tyre të ulen apo jo në atë karrige”, tha Rama.

Refuzimi i Brukselit tha Rama nuk ndryshon trajektoren strategjike. Lidhur me mundësinë e një dorëheqje, për të cilën doli në konferencë të posaçme për shtyp Lulzim Basha, Rama tha se dielli ka lindur përsëri dhe rruga vazhdon, duke lënë të nënkuptojë se nuk ka ndërmend për një gjë të tillë.

“Kemi diskutuar edhe për pjesën tjetër, temën e ditës lidhur me mosmarrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë të gjithë dakord për faktin se kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit të PS dhe qeverisë sonë e ndërkohë në ditët në vijim unë kam një sërë komunikishimesh të përcaktuara në agjendë, me presidentit e Francës dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtjeshme të procesit.

Nga ana tjetër, pa diskutim që në aspektin praktik ne jemi të qartë, duhet të vazhdojmë çdo ditë punën sepse dhe nëse do të kishim marrë një po të shumëpritur dhe të merituar disa ditë më parë, detyrat janë po ato që janë dhe pa atë po-në, pra të ecim para me reformën zgjedhore dhe brenda vitit të ngjisim shkallën e parë, pra të miratojmë në parlament të gjitha rekomandimet e OSBE ODIHR si pjesë e ligjit zgjedhor, të presim se në këtë aspekt nuk kemi ne diçka më shumë për të bërë, plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me radhë të gjitha pikat e Bundestagut gjerman.

Çfarë duhet të them unë në këtë rast. Këtu nuk ka asgjë të re, ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dëshmuar procesin. Nuk ia kanë dalë se ne kemi arritur të kapërcejmë pengesat e ngritura artificialisht duke marrë mbështetjen e fuqishme të kancelares së Gjermanisë. Fatkeqësisht qoftë Maqedonia e Veriut qoftë Shqipëria nuk kanë arritur të marrin atë që u takonte por si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes eruopiane. Siç e shikoni dielli ka dalë përsëri dhe rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje”, tha ai mes të tjerash.

Lidhur me reformimin e PS-së, dhe pjesëmarrjen e grave në kryesi Rama tha: “Kur duhet bërë muhabet bëhet me burra, kur duhet bër ëpunë m ëmirë bëhet me gratë. Kështu që do e çojmë përpara këtë proces”..

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elisa Spiropali thyen heshtjen: “Nuk ka pasur as propozim dhe as vendim formal për përjashtim”

22:55 / November 19, 2026

Dëmtimi i ambasadës holandeze dhe austriake në Kiev nga sulmet ruse, reagon ministri Ferit Hoxha

20:59 / November 19, 2026

Trump telefonon nga avioni i “Air Force One” “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës…

20:19 / November 19, 2026

Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit

19:18 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.