Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi është takuar me Jorgan K. ANdrevvs, zv.ndihmës sekretar amerikan i shtetit në SHBA, i cili është caktuar në Byronë e Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit për mbikqyrjen e programeve të kësaj byroje në Europë e Azi.
Në takimin e zhvilluar kane qene te pranishem dhe Leyla Moses- Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Julie Craven dhe Michelle Lakomy, OPDAT.
Zv. Ndihmes Sekretar i Shtetit te SHBA, Jorgan K. Andrevvs ka theksuar se SHBA do te vazhdoje te mbeshtese zbatimin te reformes ne drejtesi ne Shqiperi.
“Do t’ju ofrojme asistencen tone gjate punes tuaj. Jemi te ndergjegjshem per presionin me te cilin perballet KLP dhe jemi te vendosur t’ju ofrojme mbeshtetjen tone per mbrojtjen e prokuroreve te SPAK”- ka thene ai.
Sipas tij, “Keni ngritur nje baze ligjore te forte per institucionet e reja te drejtesise, e afte te mbaje larg korrupsioni dhe presioni i politikes mbi keto strukturat”, nderkohe qe ka theksuar se “Duhet ndryshuar mentaliteti per te luftuar korrupsionin dhe krimin te organizuar ne vend sepse tani do te keni instrumentat e duhura”.
Ibrahimi e ka informuar se ne 10 muaj KLP ka ngritur infrastukturen ligjore solide per ngritjen e SPAK.
“Keshilli eshte ne hapat e fundit per dy procese te rendesishme: zghedhja e prok te pergjithshem dhe ngritja e SPAK. Keshilli shikon hapesirat ligjore per ngritjen e SPAK me 8 prokurore tashme te vetuar dhe 2 prokurore te komanduar nga lista e kandidateve te kualifikuar per SPAK te cilet kane kaluar vetingun me vendim te formes se prere”- tha ai.
Sipas tij, mbeshtetja e ambasades amerikane dhe misionit te asistences OPDAT gjate ketyre proceseve jane garant per profesionalismin dhe integritetin e tyre.
