Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati: Në PS ka çaluar procesi i karrierës, t’i japim më shumë peshë socialistit në vendimmarrje. PS t’i kërkojë ndjesë Shkodrës

22:29 / October 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
439e720e 15d5 4909 9ada 05f2d0b2a91f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, deputeti socialist Ditmir Bushati deklaron se në PS ka çaluar procesi i karrierës. Duke folur për kandidaturën e zgjedhur nga selia rozë për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, Bushati tha se PS i takon që të adresojë përgjegjësinë politike të kësaj çështje dhe  të nxjerrë mësime. Duke iu përgjigjur edhe kreut të grupit socialist Balla, deputeti Bushati thekson s e ka ardhur koha që PS t’i japë më shumë peshë socialistit në vendimmarrje dhe jo ta thërrasë vetëm kur nevojitet.

“E shkuara e personit në fjalë është përgjegjësi e personit në fjalë në raport me drejtësinë. Dy, ne duhet të marrim përgjegjësinë që na takon. Unë i pari kam kërkuar ndjesë për këtë gjë, por kam kërkuar gjithashtu që PS ti kërkojë ndjesë Shkodrës. Në rast se ndjesa ime mjafton, dhe konsiderohet e ezauruar, por nuk mendoj se është e ezauruar, se mendoj tek ne ka çaluar procesi i karrierës. Në rast se do ishte fjala për kryetarin e një organizate në Shkodër, kjo do ishte çështje organizative e jona. Këtu bëhet fjalë për numrin një të bashkisë më të madhe në veri dhe në një prej qyteteve që ka lënë gjurmë në historinë e shtetit. Ne na takon për të adresuar përgjegjësinë politike të kësja çështje dhe për të nxjerrë mësime dhe unë e kam nxjerrë publikisht dhe se di pse është kaq e vështirë dhe nga z. Balla. Në politikë gabohet, ka njerëz që mund të sugjerojnë Sokolin etj etj. Është e qartë që s’ka ardhur nga  brenda strukturave.

Ajo që më shqetëson mua dhe që ne duhet të nxjerrim mësime nga situata në Shkodër nuk është kandidati, por mekanizmat dhe filtrat që ne duhet të vëmë në funksionim. Cilat janë filtrat që i kam paraqitur në PS? Ka ardhur koha që ti japim më shumë peshë socialistit në vendimmarrje dhe jo ta thërrasim vetë kur na nevojitet ne ta thërrasim. Së dyti ti japim peshë komunitetit. E treta, nuk është blasfemi që ne gradualisht të vendosim në funksionim edhe garën. Duke i dhënë mundësi strukturës së partisë  për t’u rigjallëruar. E dyta që më shqetëson është fakti që çdokush bën gabim në jetë dhe kush të jemi ne që i gjykojmë. E para është vullneti politik, e dyta është sinqeriteti për raportin me të vërtetën se bëhet fjalë për qytetarin nr. 1 të Bashkisë Shkodër, dhe e treta që ne duhet t’ia shtrojmë pyetje vetes, si shpjegohet që nga gjithë personat që kanë hyrë dhe kanë dalë dhe kanë pasur këtë problematikë, pse kanë guxuar rrugën e politikës?! Shqipëria e 2019-s, a ka një rezervuar të shkolluar dhe që kanë lënë gjurmë në komunitet dhe duke filluar nga partia ime që ti tërheqë?!”, tha Bushati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina në alarm para dimrit, NATO premton mbrojtje ajrore urgjente pas sulmeve me raketa ruse

11:04 / August 6, 2026

Krijimi i institucioneve të reja Kosovës, nis seanca konstituive e Kuvendit

10:33 / August 6, 2026

Situata me zjarret/ Mbrojtja Civile: Janë raportuar 28 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

10:26 / August 6, 2026

U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i vëllezërve në Patos dhe një vajze në Belgjikë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën

10:21 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.