Që prej emërimit në krye të Ministrisë së Jashtme, Gent Cakaj, deri më sot nuk ka emëruar asnjë Ambasador në përfaqësitë diplomatike në botë.
Kjo ka ardhur pas një konflikti, mes tij dhe presidentit Ilir Meta, për dekretimin e Ambasadorëve të rinj.
Sipas ligjit Nr. 23 të ndryshuar në vitin 2015, për shërbimin e jashtëm, të gjithë Ambasadorët propozohen nga Ministri i Jashtëm dhe më pas dekretohen nga Presidenti i Republikës.
Por, Cakaj prej kohësh nuk ka asnjë komunikim zyrtar ose jo zyrtar me Presidentin Meta, për shkak se ky i fundit refuzoi edhe vetë dekretimin e Cakajt si Ministër i Jashtëm.
U desh më pas ndërhyrja e Edi Ramës, i cili u dekretua si Ministër i Jashtëm dhe i delegoi kompetencat Gent Cakajt.
Kulmi arriti në Samitin e Sigurisë që u zhvillua në Gjermani në muajin shkurt të këtij viti, ku Cakaj dhe Meta ishin në një tryezë, por të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Konflikti mes tyre, ka shkaktuar kolaps në diplomaci, pasi një pjesë e mirë e Ambasadorëve u ka mbaruar mandati.
Një pjesë kanë mbushur edhe moshën e pensionit.
Mandati i një ambasadori është 3 vjet, por këta të diplomatë e kanë tejkaluar më kohë këtë afat.
Kështu, ata vijojnë në mënyrë të paligjshme të kryejnë funksionin e Ambasadorit, jo për fajin e tyre, por për shkak të “zënkës” mes Cakajt dhe Metës.
Kjo gjë i pret rrugën shumë diplomatëve të rinj, të cilët kërkojnë të bëjnë karrierë në shërbimin e jashtëm.
Më poshtë lista e Ambasadorëve që u ka mbaruar mandati:
Arabi Saudite – Ambasador Sami Shiba, me mandat të përfunduar
Austri – Ambasador Roland Bimo mbushur moshën e pensionit, me mandat të përfunduar në shkelje te ligjit
BE, Bruksel – Ambasadore Suela Janina me mandat të përfunduar, në shkelje të ligjit.
Egjipt – Ambasador Eduard Sulo me mandat të përfunduar;
Francë – Ambasador Dritan Tola pa status me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit.
Gjermani, Berlin – Ambasador Artur Kuko me mandat të përfunduar;
Holandë – Ambasadore Adia Sakiqi me mandat të përfunduar, pa status në shkelje të ligjit
Hungari – Ambasador Arian Spasse me mandat të përfunduar
Itali – Ambasadore Anila Bitri Lani dhe diplomatët Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi me mandat të përfunduar;
Poloni – Ambasadorja Shpresa Kureta me mandat të përfunduar;
Rumani – Ambasador Ilir Tepelena dhe diplomate Eva Nastas mandat të përfunduar;
Rusi – Ambasadori Arben Gazioni me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;
Serbi- Ambasadori Ilir Boçka 70 vjeç! Mosha e pensionit dhe me mandat të përfunduar;
Slloveni – Ambasadori Pëllumb Qazimi, ushtarak me mandat të përfunduar.
Sllovaki – Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri me mandat të përfunduar.
Suedi – Ambasadori Virgjil Kule mbushur moshën e pensionit, pa status diplomati.
Turqi – Ambasadori Genti Gazheli, pa status diplomat me mandat të përfunduar.
Kuvajt – Saimir Bala, Ambasador me mandat të përfunduar.
Kosovë – Qemal Minxhozi, Ambasador me mandat te perfunduar
Izrael – Ambasador Bardhyl Canaj me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit
Amerike Uashington – diplomate me mandat te përfunduar Mamica Toska.
Bari Konsullata- ish Miss Shqiperia Monika Zguro mandat i përfunduar.
Japoni – Ambasador Gjergj Teneqexhiu pa status nga jashte me mandat te përfunduar. / Dita
