Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elona Kana, gruaja e Denar Bibës dorëhiqet para vendimit. KPK i rrëzoi kërkesën lidhur me trupën e vettingut

17:35 / October 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elona Kana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak ditë para se të dilte para trupës së vettingut ku do të jepej vendimi për pastërtinë e figurës dhe të ardhurat, Elona Kana, me detyrë këshilltare në Gjykatën e Lartë ka dhënë dorëheqjen. Tirananews.al mëson se Kana, e cila është edhe bashkëshortja e anëtarit të KQZ-së Denar Biba, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e saj në Gjykatën e Lartë si dhe nga ndjekja e studimeve në Shkollën e Magjistraturës.

Por ky veprim i saj nuk ishte I papritur. Ish-Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana do të pësonte më 7 tetor edhe humbjen e parë në ballafaqimin e saj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky i fundit i rrëzoi kërkesën për përjashtimin e relatores së çështjes, Xhensila Pine nga gjykimi i dosjes dhe figurës së saj gjatë procesit të vettingut.
Duke e konsideruar relatoren të njëanshme në atë që ajo e quajti “ulje radikale të të ardhurave dhe rritje të pajustifikuar të shpenzimeve”, Kana ngriti dyshime për ndikim politik të relatores në qëndrimin ndaj saj.
Pretendimi i subjektit të rivlerësimit për ndikim politik në qëndrimet e relatores Pine lidhej me funksionin e bashkëshortit të saj, Z.Denar Biba si nënkryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kana e mbështeti kërkesën e saj për përjashtimin e Pines edhe me ndjesinë e saj se nuk ishin marrë parasysh provat dhe dokumentet e dorëzuara në lidhje me udhëtimet e punës si dhe të ardhurat e saj. /tirananews.al

Lexo edhe: “Xhensila Pine e propozuar nga PD, më paragjykon”, KPK rrëzon kërkesën e bashkëshortes së Denar Bibës lidhur me trupën e vettingut

Elona Kana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.