Mbledhja e socialistëve në Shkodër është shoqëruar me debate të ashpra për caktimin e drejtorëve në këtë qark. Ky debat nisi që prej disa kohësh, kur dhe u bënë lëvizjet e mëdha të drejtorëve në bashkitë e këtij qarku.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura debati është zhvilluar mes Senida Mesit dhe anëtarëve të Kryesisë të cilat e kanë akuzuar ish-zv.kryeministren dhe po përdor metodat përçarëse brenda radhëve të partisë.
Më i ashpër në mbledhje ka qenë ish-kreu i Komunës së Bërdicës, Besnik Brahimaj, i cili i ka kërkuar llogari Mesit dhe nga kush i merr votat dhe se kë përfaqëson.
“Ju nuk mund të injoroni bazën dhe ta përçani atë”, u shpreh Brahimaj duke rritur tensionin në sallë.
Gjithashtu debate pati edhe mes kreut të Partisë Socialiste të Velipojës Emiliano Nika dhe deputetes Senida Mesi.
Arben Pëllumbi koordinatori i caktuar nga qendra i pranishëm në mbledhje nuk ka ndërhyrë.
Partia Socialiste ndodhet në një fazë riorganizimi ku kryesia qendrore e PS-së ka marrë përipër të shkrijë gjithë strukturën drejtuese të PS-së së Bashkisë Shkodër
