Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta uron Janullatosin për 90-vjetorin: Mirënjohje për gjithçka ke bërë. Ja dritëhijet e Kryepeshkopit grek

16:32 / November 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta janullatos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka uruar me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shpreh mirënjohjen e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë.

Nga foto e publikuar vihet re se kreu i shtetit nuk ka nguruar t’i dhurojë Kryepeshkopit një tufë me trëndafila të bardhë.


“Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë. Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur”, shkruan Meta. Presidenti Meta në fakt i ka dhënë edhe shtetësinë shqiptare Janullatosit, çka ishte refuzuar nga Presidentët e mëparshëm duke e lënë kërkesën pa përgjigje.

Paradoksalisht, pas kësaj kërkese ka qëndruar vetë Greqia zyrtare, e cila në takime dypalëshe të të gjitha niveleve, madje dhe nëpërmjet miqve të huaj, e ka kërkuar këtë vendim. Kërkesë, që, në fakt, e kompromenton autoqefalinë dhe thekson ndjenjën e tutoratit, që Greqia ka dashur të vendosë gjithmonë kundrejt Kishës sonë dhe për të cilën kritikohet pikërisht kryepeshkopi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.