Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Socialistët e vjetër bëhen bashkë, ja çfarë i bashkoi

18:05 / November 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moikom Zeqo Namik Dokle Arta Dada dhe Ermilinda Meksi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej një kohe të gjatë historian dhe shkrimtari Moikom Zeqo po lufton me një sëmundje të vështirë.  Por edhe pse është tërhequr nga jeta aktive, ai nuk ka braktisur asnjëherë penën duke botuar shumë shkrime dhe studime në mediat e shtypit të shkruar, ndërkohë që edhe miqtë e tij të vjetër nuk e kanë braktisur.  Dje Moikom Zeqo ka pasur si vizitorë të veçantë në spital për ti dhënë mbështetje miqtë e tij të hershëm të Partisë Socialiste, si Namik Dokle, Arta Dada dhe Ermilinda Meksi. Shumë pak nga brezi i ri e kujtojnë në fakt se Moikom Zeqo është edhe një nga themeluesit e PS së sotme.

Në qershor të 1991 ai qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës ku mbajti edhe një fjalë për transformimin që duhet të bënte ish-PPSHduke u kthyer në PS. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. “Themelimi i Partisë Socialiste në 12 qershor 1991, ka një rëndësi të madhe për të plotësuar atë sistem pluralizmi politik në Shqipëri. Pas themelimit të Partisë Demokratike, mungonte institucionalizimi i forcës së majtë, pra sistemi i pluralizmit politik nuk ishte i plotë. Krijimi i Partisë Socialiste, si parti e majtë, por që ndryshonte në substancë nga partia e dikurshme e Partisë së Punës për shkak të një programi social-demokrat evropian, krijoi mundësinë historike për të pasur Shqipëria një sistem të plotë të pluralizmit politik. Ky themelim, pavarësisht se kritikohej dhe opinionistët kishin mendimin e tyre se ishte thjesht një konvertim emri, në të vërtetë ishte një dukuri e re që mbante në vetvete mundësinë e emancipimit të brendshëm të Partisë Socialiste”, është shprehur Zeqo për mediat. Aktualisht të katërt këto figura, Moikom Zeqo, Namik Dokle, Arta Dada dhe Ermilinda Meksi janë larguar nga funksionet në PS. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon lufta me flakët në Mallakastër, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Panahor

08:39 / August 7, 2026

Rama: Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po ecin me ritme të larta, lidhja me juglindjen do të modernizohet

08:29 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.