Grupi H i Ligës së Kampionëve sheh duelin mes Çelsit dhe Ajaks për vendin e parë në grup. Blutë e Londrës, pas triumfit në transfertë, tashmë do të presin në ‘Stamford Bridge’, holandezët. Tekniku Frenk Lampard kërkon suksesin për të siguruar vendin e parë në grup, teksa për momentin të dyja skuadrat janë në kuotën e gjashtë pikëve.
Londinezët vijnë në një formë optimale teksa kanë fituar në nëntë nga tetë përballjet e fundit kompetitive. Ndërsa, statistikat tregojnë se Çelsi e gjen shpejt golin teksa në gjashtë ndeshjet e mëparshme ka realizuar brenda 30 minutave. Por, nga ana tjetër edhe Ajaksi nuk mbetet pas. Madje, vijnë duke mbajtur edhe një rekord pasi në 12 ndeshjet e fundit në transfertat europiane janë të pamposhtur.
Sakaq, në përballjen tjetër, spanjollët e Valencias të cilët kanë grumbulluar katër pikë, do të kërkojnë fitoren përballë Lilë, për të ushtruar presion mbi dy skuadrat e para të grupit. Ndeshja e parë në Francë është mbyllur në barazimim 1-1.
Nga 4-1 për Ajaksin përballja barazohet në 4-4.