Një ditë më parë në shtetin fqinj, u takuan në Ohër, Edi Rama me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçin në sajë të “Shengenit Ballkanit”.
Përveç takimit zyrtar formal, liderët darkuan së bashku në një restorantet e Ohrit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.
Por në këtë tryezë ka qenë e pranishme edhe dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “Ora News”, ish-deputetja demokrate, është ulur përballë Ramës dhe në krahë të Vuçiçit. Bregu me këtë të fundit bisedon shpesh, ku nuk mungojnë edhe buzëqeshjet.
