Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prokuroria firmos urdhër arrestin për Agim Kajmakun

13:06 / November 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku mohon akuzat e Partisë Demoktraike për arrest 660x330 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.  Forcat e Policisë, pasi kanë shkuar në banesën Kajmakut për të arrestuar ish-kryebashkiakun që e kap ligji i dekriminalizimit, ai nuk është gjendur në banesën e tij.

NJOFTIMI:

“Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ka shpallur ne kekrim me mase sigurimi “arrest me burg”, ne lidhje me hetimin qe po zhvillohet  ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, te “Shperdorimit te detyres”,  “‘Falsifikimi i formulareve” dhe ushtirmi i funksioneve pas dhenies fund te detyres”, parashikuar nga nenet 248, 190 dhe 249 te Kodit Penal. Kjo mase sigurimi ehste derguar per ekzekutim ne polici.”

-Kujtojmë se 10 ditë më parë, (1 nëntor) pasi Prokuroria konfirmoi akuzat e ngritura ndaj Kajmakut nga PD, e cila denoncoi se kandidati fitues i socialistëve në zgjedhjet vendore e qershorit, kishte llogari të hapura me drejtësinë greke, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Vendimi u morr  nga KQZ-ja në formë unanime, me 5 vota pro.

Prej dy muajsh, PD-ja e ka akuzuar Kajmakun për “llogari të hapura” me drejtësinë greke. Ndërkohë, përkundër pretendimit të ngritur nga PD-ja, Kajmaku ka deklaruar për mediat se nuk është dënuar dhe as është dëbuar ndonjëherë nga shteti grek dhe sipas tij, këto akuza kanë sfond politik. Kajmaku është shprehur se emrin e ka ndryshuar si “një pjesë e mirë e shqiptarëve”, për t’iu dhënë mundësia e qendrimit në shtetin fqinj.

 

Agim Kajmaku arrest Prokuroria urdher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.