Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Çikalleshi ironi me Panuçin: E tregoi koha, ku është ai e ku jam unë tani

23:57 / November 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20180829055714 art
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sokol Çikalleshi nuk ka pasur mundësinë që të mbyllë edicionin me fanellën kuqezi, pasi një dëmtim e ka lënë jashtë grumbullimit të fundit. Sulmuesi gjithsesi shpreson që të vazhdojë në edicionin e ardhshëm me pozitivitetin që ka lënë në radhët e kombëtares e me Edi Rejan në drejtim, siç ka treguar në studion e “Procesi Sportiv”.

“Situata është shumë e mirë, vijmë nga një fitore në Moldavi e përfaqësim i mirë në Turqi. Janë disa të dëmtuar por mendoj se duke qenë pjesë e grupit, situatën që jemi dhe duke përmendur trajnerin e ri, jemi në rrugën e mbarë, moment pozitiv. Por nuk duhet të kënaqemi me kaq se rruga është shumë e gjatë dhe do shumë përkushtim për të mbajtur këtë pozitivitet që kemi gjetur.

Në aspektin personal jam shumë i lumtur që kemi një trajner si Reja se nuk e ndjej vetëm unë frymën që është futur dhe harmoninë mes ekipit dhe stafit teknik. Uroj të ketë vazhdimësi, jemi të gjithë koshientë që kombëtarja në ndeshjet e fundit ka pasur një rritje, duke mos u kënaqur e kërkuar më shumë. Fatkeqësisht nuk jemi në klimën e kualifikimit, ne e vuajmë ende atë ndeshje me Turqinë se mund të ishte kthesa për ne. Trajneri ka sjellë edhe lojtarë të rinj, prurje të reja. Mendoj se mund të jenë dy ndeshje të mira për të fituar lojtarë të rinj e krijuar grupin. Sa më shumë prurje të ketë, aq më shumë rritet konkurrenca e në fund fiton kombëtarja.

Debati me Panuçin? Koha është treguesi më i mirë i të vërtetës e besoj se sot çdonjëri mund të mendojë se kush ishte me të drejtën. Si Panuçi, edhe unë e morëm përgjigjen se dihet ku është Panuçi tani e ku jam unë”, tha Çikalleshi.

cikalleshi jam tani panuci tregoi koha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.