Arrest me burg ka vendosur Gjykata për ish kreun e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Ai është vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e falsifikimin e formularëve, shpërdorim detyre dhe ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës.
Një ditë më parë prokuroria bëri të ditur se kishte nisur procedimin penal ndaj tij. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur në kërkim, me masë sigurimi ‘Arrest në burg’, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, ‘Shpërdorim detyre’, sipas nenit 248 të Kodit Penal, ‘Falsifikimi i formularëve’, neni 190 i Kodit Penal dhe ‘Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës’, neni 249 i Kodit Penal”, njoftoi prokuroria.
Avokati i tij Isuf Shehu tha se ka pasur kontroll në shtëpinë e Kajmakut mëngjesin e të dielës, por pa dhënë më shumë detaje. Kajmaku ka marrë masën e sigurisë në mungesë
