–Zëvendës ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski inkurajoi të diplomuarit e Fakultetit Juridik të Tiranës për mbështetje të plotë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Koski tha se shpreson që të jenë faktorë ndryshimi për forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. “Puna juaj nuk do jetë e lehtë” u tha ai të diplomuarve duke thekuar se “Korrupsioni është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta.
Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë e një brezi të ri që kundërshton korrupsionin kudo që ta shihni. Dhe, ju sfidoj që të bëheni të guximshëm. Demaskojeni korrupsionin dhe nxirreni atë në dritë që ta shohin të gjithë. Kthejeni veten në mbrojtës të një sistemi etik drejtësie dhe heronj të atyre që ai u shërben” deklaroi ai.
