Ambasada e SHBA në një tjetër postim në rrjetet sociale jep këshillat e radhës për vizat turistike ku thotë se duhet të kenë parasysh që të largohen nga SHBA në datën që është vendosur në vulën e oficerit në pikën hyrëse.
“Kur udhëtoni me vizën turistike, oficeri në pikën e hyrjes vendos se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara.
Pasi oficeri ju lejon të hyni në SH.B.A., ata vendosin një vulë në pasaportën tuaj me datën që ju kërkohet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara.
Sigurohuni që të largoheni përpara asaj dite!”, shkruan ambasada.
