Pas lajmit se Arta Vorpsi është betuar tek një notere, ka reaguar vetë noterja Miranda Xhemalçe. Ajo thotë se Vorpsi është paraqitur ditën e djeshme për të legalizuar një deklaratë dhe se ajo ka bërë vetëm detyrën.
“Arta Vorpsi është paraqitur dje për të legalizuar një deklaratë. Kam legalizuar nënshkrimin e Arta Vorpsit, jam e detyruar të legalizoj çdo deklaratë që më paraqitet. Kam bërë detyrën time”, mësohet të ketë thënë noterja.
