Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me përplasjet mes tyre të cilat kanë futur vendin në kriza të thella.
Presidenti Meta tha se kryeministri Rama kërkon një president që hedh firma.
Meta u shpreh i vendosur se deri në datë 24 korrik 2022, Presidenti nuk firmos asgjë. Por jo vetëm kaq, Meta foli me tone kërcënuese se do vijë dita kur do të flasë në lidhje me firmat të cilat i janë kërkuar të hidhen.
“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma ne atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit.
Ta harroje! Sa të jem une në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen.
Por e përsëris ta harrojnë që unë do ti hedh ato firma. Presidenca nuk është as e maxhorancës dhe as e opozitës, por vetëm e popullit.”-tha ndër të tjera Meta.
