“Llogaritë e mira bëjnë miq të mirë” tha kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis duke iu drejtuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me një thënie greke, në një fjalim në samitin e Selanikut të enjten.
Ai bëri të qartë se dëshiron të jetë i sinqertë dhe tu japë mesazhin vendeve fqinje se rruga e pranimit në BE përfshin reformat që duhen bërë.
Duke folur para një audience ku ishin të pranishëm kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Bullgarisë, Boyko Borissov Mitsotakis tha: Shqipëria duhet të kryejë një regjistrim objektiv dhe pa pengesa, duke respektuar absolutisht të drejtën e vetëvendosjes së pakicës etnike Greke dhe të garantojë në praktikë pasuritë e tyre dhe të drejtat, duke shmangur veprimet që dëmtojnë rregullat e fqinjësisë së mirë dhe pyetjet retorike në lidhje me çështjet joekzistente”.
Ai tha se ishte takuar të mërkurën me përfaqësues të pakicës pakicës etnike greke në Shqipëri dhe u informua drejt për drejtë për problemet e tyre.
Ndërsa për Maqedoninë e Veriut ai tha se duhet të zbuten disi pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës dhe kjo duhet bërë me realizëm e pjekuri.
