Kreu i shtetit Ilir Meta përmes këshilltarit të tij për mediat, Tedi Blushi bën të ditur se do të dalë në një konferencë urgjente për shtyp në orën 14.00.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në ora 14:00 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!”, shkruan këshilltari i tij në rrjetet sociale.
Më herët kreu i shtetit tha se Parlamenti shpërndahet me një dekret. Meta tha se në momentin e duhur do i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë.
“Po afron dita e referendumit. Askush të mos guxojë të përdhosë Kushtetutën”, ka thënë Meta.
Lexo edhe- Kushtetuesja, reagon Meta: Parlamenti me një dekret shpërndahet, mos të guxojë askush…
