Ndonëse Meta ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet vendore të zhvilluara më 30 qershor, madje duke dekretuar një tjetër datë për përsëritjen e tyre, ai sot i ka certifikuar ato.
Në një aktivitet të përbashkët të Bashkisë Kamëz dhe Dibër, Presidenti Ilir Meta kishte dërguar si përfaqësues të tij këshilltarin për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, shkruan tirananews.al.
Sikurse shihet edhe nga këto foto, këshilltari i Metës ka qenë në Kamëz në krah të dy kryebashkiakëve socialistë.
Kamza njihet edhe si një nga bastionet e opozitës. / tirananews.al

