Rezoluta e Parlamentit u votua me 97 vota pro dhe katër abstenime, ndërsa dy nuk kanë votuar. Në momentin e votimit mësohet se janë të paktën 7 deputetë të mazhorancës që nuk kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës. Në listë renditet Tom Doshi, Elona Hoxha, Klodiana Spahiu, Ditmir Bushati. Në listë figuron edhe ministrja Olta Xhaçka, e cila u largua nga seanca.

