Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Opozita në një tryezë me Sorosin? Basha pranon ftesën e Metës për diskutim

12:34 / November 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha soros
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me situatën politike, Reformës në Drejtësi dhe konstituimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Ora News, Everest Dedaj në një lidhje LIVE, ku theksoi se ende nuk është përcaktuar se kur do të bëhet takimi, por përgjigja është pozitive.

“PD dhe aleatët e saj e kanë marrë zyrtarisht ftesën e Presidentit Ilir Meta për t’u ulur në një tryezë dhe për të diskutuar në lidhje me situatën politike, Reformës në Drejtësi dhe konstituimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Ende nuk është përcaktuar se kur Basha do të takojë presidentin, por thuhet me bindje nga PD dhe aleatët e saj se do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. E hëna do të sjellë zhvillime interesante dhe intensive në këtë drejtim”, tha gazetari.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Në tjetër lëvizje surprizë, e Kreut të Shtetit, Ilir Meta është se ka ftuar për një takim edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros).

Gjithashtu Presidenti pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Ndërsa, ditën e hënë kreu i Shtetit pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.