Familja e Redi Jupit, e ndoqi përballjen e mbrëmshme të Shqipërisë me Francën, live në Stadiumin Air Albania. Por ndryshe nga shumica e shqiptarëve, që ishin pozicionuar në krahun e kuqe e zinjve, përveç Redit, e gjithë pjesa tjetër ishte në krahun e Francës.
“Unë me Shqipërinë ne çdo ndeshje, pjesa tjetër ne çdo ndeshje perverse kundra Francës”, shkroi Redi në instagram. Dhe jo më kot. Shumë vite, bashkëshortja e tij, Vivian Jupi, ka studiuar pikërisht në këtë shtet. Ndaj dashuria për Francën, është shumë e madhe. Edhe 3 fëmijët e çiftit u pozicionuan krah së ëmës.

