Pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Juventusit, drejtuesit e klubit të “Zonjës së Vjetër” i kanë rinovuar kontratën Leonardo Bonucit, deri në vitin 2024.
Njoftimi për arritjen e kësaj marrëveshje u bë në faqen zyrtare të klubit.
Mbrojtësi 32 vjeçar, i cili tashmë numëron plot 268 paraqitje me ekipin bardhezi, do të jetë në gjendje të shtojë më tej statistikat e tij dhe madje me shumë mundësi do ta përfundojë karrierën e tij tek kampionët e Italisë.