Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.
Sipas argumentit të KPA, ai ka cenuar besimin e publikut tek Drejtësia.
Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.
Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore. Sipas “BalkanWeb” ka mësuar se bëhet fjalë për biznesmenin Armand Lilo, pronar i kompanisë së ndërtimit ”Arlis shpk” në Tiranë , person që sipas DSIK rezulton me probleme ligjore.Sipas raportit të DSIK, gjyqtari Besnik Muçi i detyrohet biznesmenit Lilo shumën prej 21 mijë euro , pasi te ai ka blerë një banesë.
Kontakti me ketë person konsiderohet si i papërshtatshëm. Muçi tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin.
