Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Socialistët Petro Koci e Pjerin Ndreu: Vetëdorëzimi i Balilit “një furtunë në gotë”

23:21 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balili 3 770x433
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.sekretari socialist për Bashkëqeverisjen e Aleancat në PS, njëherësh dhe zv.ministër i Mbrojtjes Petro Koçi ka komentuar qëndrimin e opozitës ndaj dorëzimit të Klemend Balilit në polici. Koçi është shprehur se analistët e opozitës gati po na e quajnë dorëzimin e Balilit fatkeqësi, ndërkohë që ishte një goditje e madhe për botën e krimit.

“Analistet e opozites gati po na e quajne dorezimin e Balilit fatkeqesi! Dhe po lene pershtypjen sikur dorezimi erdhi nga qefi e jo nga halli. Une nuk besoj se dorezimi erdhi si pasoje e shtrengimit te lakut prej opozites. Por prej lakut te agjensive ligjzbatuese ku perfshihet edhe kontributi i agjensive partnere. Komentet opozitare nuk inkurajojne veprimin e drejtesise, por inkurajojne boten e krimit. Ne fakt kjo qe ndodhi eshte nje goditje e madhe per boten e krimit”, theksoi Koçi.

Sakaq deputet i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, por edhe drejtues me karrierë të pasur në Policinë e Shtetit, komentoi  ngjarjen që ka monopolizuar vëmendjen e mediave, arrestimin e të shumëkërkuarit Kelmend Balili.

 Ndreu nuk kupton atë që ai cilëson “një furtunë në gotë”, pra polemikat për arrestimin e Balilit, që për disa ishte vetëdorëzim”: “Rëndësi ka që një person shume i kërkuar është arrestuar. Forma e arrestimit ka ngjallur një furtunë në gotë! Negocimi njihet në format e veprimi të policisë”, tha ai  i ftuar në studiot e A2.

 Sipas Ndreut  ka patur një proces vëzhgimi dhe negocimi, dhe kjo sipas tij është krejt normale për policinë, edhe në operacion e sipër bëhet negocimi.

 Me eksperiencën e tij, as episodi i arrestimit nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu nuk i bën përshtypje. “Për sa kohë drejtori është funksionar i policisë, mund të kryej atë arrest edhe personalisht”.

Balili koci ndreu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026

Tentoi të kalonte nga Shqipëria në Britani me armë zjarri, 42-vjeçari: Bëra qitje me shokët në Tropojë

15:20 / September 2, 2026

Aksident me vdekje në Fushë Krujë

11:02 / September 2, 2026

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.