Ditët e fundit në media qarkullojnë lajme se ekzistojnë një video ku ambasadori i BE-së dhe një zv. ministrje shqiptare janë në momente të papërshtatshme. Përmes një postimi në twitter, ka reaguar vetë zv. ministrja Kuko duke deklaruar se ndihet e befasuar nga këto media që përgojojnë. “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë”, thotë Kuko.
Postime te ngjashme
Add A Comment
