“Lufta” në distancë mes Presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe zv.Kryeministrit Erion Braçe duket se nuk ka të ndalur. Pas disa akuza që Duka bëri ndaj tij dhe Qeverisë duke u shprehur se shteti nuk ka hedhur asnjë në lekë në stadiumin e ri ka ardhur dhe reagimi i Erion Braçes duke sulmuar ashpër presidentin Duka. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, zv.Kryeministri Braçe shkruan se Mbreti Armando është spektakolar dhe se bilanci Kombëtares në të gjitha moshat në 11 ndeshje, 2 barazimi dhe 9 humbje.
Postimi i Erion Braçes:
MBRETI ARMANDO!
Muaji Nentor,
ekipet kombetare qe administrohen nga Presidenti i FSHF,
paten kete bilanc sportiv:
Luajtur 11 NDESHJE;
rezultatet-9 HUMBJE, 2 BARAZIME,
0 FITORE,
6 GOLA TE SHENUAR DHE
30 GOLA TE PESUAR!
Mbreti Armando eshte spektakolar,
per te s’ka rendesi humbja por,
golat lart, pra spektakli!
Ky eshte katalogu i frikshem me numra i spektaklit me gola lart!
Sinqerisht,
pas 7 ditesh shfaqje televizive-nisi ne 15, e fundit ka qene dje,
ku mburret per vete e me sulmon mua, pret qe “ta shaj nga robt”, jo sic tifozet shajne ate por sic ai shan tifozet!
Nuk e bej!
Kam pafund respekt per njerezit e tij,
nderkohe qe ky thjesht me ben te qesh!
Shihini rezultatet e ekipeve kombetare ne vetem 17 dite!
A MUND TE MBURRET NEPER TV
NJE PRESIDENT I TILLE?! Po!
Sa here qe ka bythelepires perpara,
te cilet, kurre nuk flasin me te per futbollin, cilesine e rezultatet e tij,
por flasin per parate!
Dhe ai tregetar eshte, per para e me para ju pergjigjet, madje i poshterron!
Po futbolli ku eshte?
Mbreti Armando s’flet dot per futbollin
e tij, s’ka rezultate.
Kjo eshte arsyeja qe del te thote se stadiumin Qemal Stafa e beri ai,
te mbledhe merita prej tij,
madje e ben aq shemtuar sa nuk i njeh asnje te tille kompanise investitore e ndertuese, punetoreve ne veper, arkitektit e grupit te inxhiniereve rreth tij, qeverise qe ishte ne thelb te projektit, FSHZH per projektin para e rreth stadiumit, bashkise Tirane per parkingun nen te etj.
Imagjinoni,
eshte tamam ky qe kur nisi projekti,
u sulmua e u baltos per tja treguar te paditurve qe nuk ishte nje projekt zhvillimi por grabitjeje, u fsheh, u zhduk,
su pa kund, nuk foli asnjehere.
Ta shpif deri ne neveri,
genjeshtra e tij se qeveria-jo une, qeveria, nuk ka dhene nje qindarke per futbollin!
2.2 miliard leke te rinj per Elbasanin, Shkodren e tani Kukesin ka dhene qeveria (jane dhe disa qindra milione paguar nga ne per palo stadiumin e Korces, lene pa paguar).
I kemi dhene ekonomi, jo stadiume.
Tani dua te qesh;
Dy te fundit prej tij:
1. S’ka rendesi cilesia e futbollit, por e njerezve qe vijne ne stadium!
2. Une ndikoj, por nje ekip i mire te mund me gjithe arbiter!
Qeshni tani!
Pike e zeze c’futboll