Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka paralajmëruar ndryshime në skuadër.
Roma këtë fundjavë do të ketë punë me skuadrën e Brescia-s, ku synon të marrë tri pikët.
Para kësaj ndeshje, trajneri Fonseca ka paralajmëruar ndryshime në përbërjen e skuadrës, me Pastore që pritet të jetë jashtë dhe Pellegrini të zë vend.
“Kemi vendosur që Pastore të mos luajë, pasi ai po përballet me një dëmtim. Lorenzo Pellegrini është gati për lojë” ka thënë Fonseca.
“Duhet të përmirësohemi në secilin repart, si dhe fizikisht e mentalisht, por edhe në teknikë” ka shtuar trajneri i Romës.
