Në përfundim të fjalës së tij ku prezantoi paketën anti- KÇK ku përfshihet një ligj special dhe një akt normativ i qeverisë, kryeministri Rama pati dhe një paralajmërim për deputetët e vetë.
Ai tha se kush nuk e voton këtë paketë do të përjashtohet nga grupi socialist.
Rama foli dhe për deklaratat e Metës për diplomatët duke e quajtur turp dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës. Ajo që bën Meta tha ai është e turpshme dhe me kanun. “Ndërkombëtarët kërkojnë pastrimin e “llumit”, u shpreh kryeministri.
