Zbulohen emrat e dy vëllezërve nga Kosova që gjetën vdekjen nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që ra orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ata janë Shemsedin dhe Isa Abazi, nga Gjilani.
Në momentin kur toka është lëkundur nga tërmeti, të dy kanë qënë të akomoduar në ambientet e Hotel Tropikal. Në orët e para të ditës së sotme pas rënies së tërmetit dy të rinjtë nga Kosova ishin gjallë dhe kërkuan ndihmë përmes telefonit, por nuk arritën që të mbijetojnë deri në ndërhyrjen e grupeve të shpëtimit, që i nxorën të pajetë.
