Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Edhe fermerët grumbullojnë ndihma për banorët e zonave të dëmtuara /Foto/

21:39 / November 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
78819959 2891078457638183 7217344116001079296 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerë potencial nga e gjithë Shqipëria kanë grumbulluar dy ditët e fundit ndihma duke iu përgjigjur pozitivisht inciativës së AZHBR-së për të mbështetur banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Drejtoresha e këtij institucioni Frida Krifca tha se grumbullimi i ndihmave do të vazhdojnë.

Postimi i Krifcës:

Në përgjigje të thirrjes së orëve të para pas tërmetit, iniciativës së stafit të AZHBR për të kontribuar financiarisht dhe me ndihma, ju bashkuan biznese, bashkëpunëtorë të AZHBR dhe fermerë, të cilët në kohë rekord shkuan në AGROPIKA dhe ofruan produkte dhe ndihma të gjithfarëllojshme që ndihmojnë situatën emergjente.

Këto ndihma janë mbledhur në AGROPIKA dhe janë dërguar drejt zyrës qendrore të AZHBR ku janë grumbulluar në kamione, dhe më pas janë dorëzuar në Rezervën e Emergjencave të Tiranës, si dhe Komandën Mbështetëse në Vaqarr nga ku më pas, në bazë të nevojave për ndihmë shpërndahen, sipas regjistrit që menaxhon Shërbimi i Emergjencave Civile nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo formë zinxhir ka vazhduar dhe sot, dhe do të vazhdojë deri në kutinë e fundit që do të administrohet në AGROPIKA, për t’i shërbyer dëshirës së gjithkujt për të kontribuar. Gjithsesi, sipas udhëzimeve të sotme të Kryeministrit për të koordinuar mbështetje, është e nevojshme që ndihma të kanalizohet sipas nevojave, dhe tashmë qartazi nevoja më e madhe është për fonde, të cilat do të shërbejnë për ringritjen e shtëpive.
Ndërkohë që kuota e rezervave ushqimore është e mjaftueshme për nevojat aktuale.
Këto fonde duhet të dërgohen në portalin
e-albania, sipas instruksioneve më poshtë: e-albania.al/dhuro

AZHBR ju falenderon me përulje për përkushtimin dhe vemendjen e treguar. Ndërkohë, ju kujtojmë që çdo përpjekje ndihmon. Së bashku jemi më të fortë!

76995984 2891077864304909 8885044771320496128 n
77201858 2891078330971529 2950903172442357760 n
78240027 2891078547638174 1792394611168116736 n
77399649 2891078880971474 8219774665250308096 n

fermeret ndihmojne banoret e demtuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.