Fermerë potencial nga e gjithë Shqipëria kanë grumbulluar dy ditët e fundit ndihma duke iu përgjigjur pozitivisht inciativës së AZHBR-së për të mbështetur banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Drejtoresha e këtij institucioni Frida Krifca tha se grumbullimi i ndihmave do të vazhdojnë.
Postimi i Krifcës:
Në përgjigje të thirrjes së orëve të para pas tërmetit, iniciativës së stafit të AZHBR për të kontribuar financiarisht dhe me ndihma, ju bashkuan biznese, bashkëpunëtorë të AZHBR dhe fermerë, të cilët në kohë rekord shkuan në AGROPIKA dhe ofruan produkte dhe ndihma të gjithfarëllojshme që ndihmojnë situatën emergjente.
Këto ndihma janë mbledhur në AGROPIKA dhe janë dërguar drejt zyrës qendrore të AZHBR ku janë grumbulluar në kamione, dhe më pas janë dorëzuar në Rezervën e Emergjencave të Tiranës, si dhe Komandën Mbështetëse në Vaqarr nga ku më pas, në bazë të nevojave për ndihmë shpërndahen, sipas regjistrit që menaxhon Shërbimi i Emergjencave Civile nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo formë
zinxhir ka vazhduar dhe sot, dhe do të vazhdojë deri në kutinë e fundit që do
të administrohet në AGROPIKA, për t’i shërbyer dëshirës së gjithkujt për të
kontribuar. Gjithsesi, sipas udhëzimeve të sotme të Kryeministrit për të
koordinuar mbështetje, është e nevojshme që ndihma të kanalizohet sipas
nevojave, dhe tashmë qartazi nevoja më e madhe është për fonde, të cilat do të
shërbejnë për ringritjen e shtëpive.
Ndërkohë që kuota e rezervave ushqimore është e mjaftueshme për nevojat
aktuale.
Këto fonde duhet të dërgohen në portalin
e-albania, sipas instruksioneve më poshtë: e-albania.al/dhuro
AZHBR ju falenderon me përulje për përkushtimin dhe vemendjen e treguar. Ndërkohë, ju kujtojmë që çdo përpjekje ndihmon. Së bashku jemi më të fortë!




