Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmeti, dy kategoritë e familjeve që nuk do t’ju rindërtohet shtëpia

23:44 / November 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHTEPITE E SHEMBURA TERMETI 14
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit do të përfitojnë nga Qeveria ndihmë për të rindërtuar shtëpitë. Në mbledhjen e kësaj të shtune të Qeverisë, Kryeministri Edi Rama foli për dy kategori që nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin.

Kategoria e paarë janë familjet që deri para tërmetit kanë qenë të pastrehë dhe jetonin me qira.

“Familjet që para tërmetit kanë rezultuar të pastrehë dhe që banojnë në shtëpi me qira, të cilat janë në rregull, nuk mund të kërkojnë strehim për tërmetin”, sqaroi Kryeministri.

Kategoria tjetër është ajo e familjeve që shtëpitë e tyre grupet e verifikimit do t’i përcaktojnë si ndërtesa me standard të ulët kushtesh para tërmetit. Rama tha se kjo kategori është identifikuar paraprakisht.

“Kategoria tjetër është ajo e banesave me një standard të ulët kushtesh. Është kategoria e identifikuar paraprakisht.Para dy javësh kemi pasur edhe një takim për të parë si mund të adresojmë këto familje. Edhe këto familje nuk mund të hyjnë te ata që janë prekur nga tërmeti”, tha Rama.

Po në këtë mbledhje, Qeveria thotë se për të gjitha kategoritë e tjera, do të ofrohet brenda mesit të muajit dhjetor shtëpia e re dhe mbështetje financiare për të gjithë jetën për persona që kanë humbur të afërm, pensionistë, nxënës e studentë, ndërsa të gjitha familjeve pa përjashtim do t’u dhurohen menjëherë 10 milionë lek të vjetra, duke përfshirë këtu edhe familjen e dy vëllezërve nga Kosova.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elisa Spiropali thyen heshtjen: “Nuk ka pasur as propozim dhe as vendim formal për përjashtim”

22:55 / November 19, 2026

Dëmtimi i ambasadës holandeze dhe austriake në Kiev nga sulmet ruse, reagon ministri Ferit Hoxha

20:59 / November 19, 2026

Trump telefonon nga avioni i “Air Force One” “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës…

20:19 / November 19, 2026

Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit

19:18 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.