Pasi ka dalë nga Bashkia e Durrësit nga një takim me ndërtuesit në këtë qytet, Rama është ndalur nga një qytetar që i ka bërë një kërkesë të veçantë, aq sa edhe vetë kryeministri nuk e ka besuar. Qytetari ka kërkuar që të dijë se ku është bashkëshortja e tij pasi ka ikur. Kjo e ka lënë në fillim pa fjalë kryeministrin, teksa i ka kthyer më pas përgjigje: “Në Hotel”.
Në fakt shumë prej qytetarëve të prekur nga tërmeti janë dërguar nga qeveria në hotel, edhe pse rasti konkret nuk dihet.
