Nga Londra kryeministri Rama deklaroi se “Takova kryeministren e Danimarkës ka qenë e interesuar, kryeministrin e Italisë Conte dhe po kështu edhe të Kanadasë. Me Presidentin Trump kemi folur, me Presidentin Erdogan dhe të shikojmë më tutje, qëllimi është një konferencë e madhe donatorësh, reagimet e para janë pozitive. Po vijojmë punën intensive në këtë drejtim.
Fokusi ka qenë në këtë temë natyrisht që ka pasur edhe elementë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do të shkojë procesi i diskutimit dhe si mund të shkojnë mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim të metodologjisë. Por unë kam qenë i fokusuar te kjo cështje që prek njerëzit. Vendi do të bëjë të njëjtat gjërat sikur të ishin hapur negociatat.
Ministrja e Mbrojtjes po vijon komunikimet me homologët edhe ministri i Jashtëm në detyrë. Mua më duhet të kthehem, u kemi vënë në dispozicion edhe dokumentet dhe shumë informacion për një pamje të qartë, pasi në nivelin e ministrive të jashtme apo në Bruksel informacioni ka arritur dhe ndjekja bëhet në kohë reale, vijojmë që të shikojmë ndihmë për logjistikën e strehimit të përkohshëm.
Por ajo ka qenë objektiv dhe them se i kam arritur, të përfshijë drejtpërdrejt liderët dhe emocionalisht ata që janë të rëndësishëm në këtë proces. Basha? Nuk ka asnjë sens që të vijojë historia me deklarata dhe komunikata në distancë kur të gjithë ne jemi të goditur nga e njëjta tragjedi por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, shtëpia e Shqipërisë” tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/561191424669441/?eid=ARDLkBL1KgivPj9wwS8P8OK1tiYTcDOKnqOs-OBB4iQUgexyvWFZ1G48FsE1n0HXBh32MAImy-2XJ0Ci
