Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama porosit italisht kafen në Itali, kamarieri ia kthen shqip. Ja biseda me këshilltarin e tij para intervistës në “Porta a Porta”

19:39 / December 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 2 e1575483619367
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku do të flasë në emisionin e gazetarit Bruno Vespa “Porta a Porta” për situatën nga tërmeti që po kalon Shqipëria, në përpjekje edhe për të siguruar më shumë kontribute për vendin.

Para se të shkojë në emision, Rama ka ndaluar në një bar italian ku ka konsumuar një kafe me këshilltarin e tij për mediat Endri Fuga.

Rama shihet teksa hyn në bar pas një telefonate dhe bisedon me Fugën për ndihmën prej 15 mln eurosh të dhënë nga Komisioni Europian. “15 milionëshi i parë është me një fond që e kanë nxjerrë me urgjencë nga portofoli i komisionierit që ka zëvendësuar Hahn. Ajo që është e rëndësishme, konfirmohet konferenca e donatorëve që do të bëjë që të jetë mundësia për të bërën jë kontribut përtej kontributit të BE-së. Ndërkohë që më thanë që më thanë që po punojnë dhe për kërkesën tonë që gjithë fondet IPA të Shqipërisë të mblidhen në një paketë. Kështu që e gjitha duket goxha mirë”, thotë Rama, ndërsa Fuga konfirmon: “Super” .
Më pas kreu i qeverisë porosit një kafe në italisht, por kamerieri i përgjigjet shqip.

Pjesë nga biseda

Rama: Ooo, shqiptar…

Kamarier: Po

Rama: O figurë, hajde hajde., ulu këtu! Si je mor si je? Kur ke ardhur?

Kamarieri: Në Itali, kam që në 2003, jam nga Elbasani. Më erdhi keq për tërmetit. Më vjen mirë që edhe Italia ka kontribuar.

Rama: Po, po na ka ndihmuar. Ja, jemi të Bruno Vespa do bëjmë një regjistrim, do bëjmë thirrje për mbështetje. Do bëjmë gjithçka mundemi edhe vetë, se nuk do ngelemi në duar të të tjerëve, por këto janë gjëra që kalohen bashkërisht.


Shihni bisedën e plotë

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.