Gjatë vizitës në Prishtinë kreu i shtetit Ilir Meta është takuar dhe me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa, partitë e të cilëve fituan zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Meta bën të ditur se ka falenderuar të dy liderët për solidaritetin dhe ndihmën konkrete për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, si dhe u shpreh se Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.
POSTIMI I METES
Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.
