Kuvendi pritet të kalojë sot në seancë projektligjin për ndërhyrjet e huaja, krahas pikave të tjera të rendit të ditës. Por ndërkohë ka reaguar dhe ambasada ruse në Tiranë, e cila e ka cilësuar një rezolutë Copy Paste.
“Autorët e projektit nuk mund të mos e kuptojnë që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi. Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian”, thuhet ne reagimin e kësaj ambasade.
Ndërkaq gjatë shqyrtimit në Kuvend, ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati depozitoi disa amendamente lidhur me këtë projekt/ligj. Propozimet e Bushatit mbështeten në në tre shtylla kryesore si; Legjislacioni dhe institucionet vendase; angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë; media dhe edukimi.
Lexo edhe- Bushati nuk tërhiqet, depoziton amendamente për rezolutën për ndërhyrjet e huaja
