River Plate mposhti para pak ditësh Newell’s në udhëtim me rezultatin 3:2, në ndeshjen e javën e 15-të të kampionatit argjentinas.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati, por një episod i ndodhur para fillimit të ndeshjes.
Ndërkohë që skuadrat po përgatiteshin të fillonin ndeshjen, kamerat kanë kaluar nga tifozët mysafirë, ata të River Plate.
Pikërisht këtu ishte edhe episodi i veçantë, teksa shihet një tifoz duke konsumuar drogë.
Më e bukura është se ndërkohë që ai konsumon drogën, i fton edhe shokët e tij ta konsumojnë. Pikërisht ky moment ka filluar të bëjë xhiron e internetit.
Kjo situatë mund t’i hapë probleme me policinë tifozëve, të cilët duken qartë me fytyrë dhe mund të arrestohen.
