Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Situata pas tërmetit/ Banorët në çadra vaksinohen kundër gripit

14:16 / December 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termeti 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive natyrore në informacionin më të fundit bën të ditur se aktualisht janë shembur 43 objekte, ndërsa janë për t’u prishur dhe qindra të tjera.

Një ditë më parë në Krujë është kryer shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij.

Gjithashtu përsa i përket shkollave, bëhet e ditur dhe numri i nxënësve që janë zhvendosur në shkollat pritëse nga 12 shkollat që janë dëmtuar.

NJOFTIMI I PLOTE

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës në Bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 11:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 630 (Tiranë – 277; Durrës – 302; Lezhë – 49; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërisht, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 538 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

AKOMODIMI

Përsa i përket strehimit dhe akomodimit në Manzë, situata paraqitet si në vijim:

  • 81 qytetarë janë strehuar në njësitë lëvizëse të banimit dhe po punohet edhe për strehimin në kushte më optimale 20 qytetarëve, të cilët aktualisht janë të strehuar përkohësisht në çadër.
  • 200 çadra dimërore po ngrihen në këtë zonë për strehim të banorëve pranë shtëpisë së tyre.
    Aktualisht po shpërndahen paketa ushqimore, veshje, krevate portative dhe gjithçka tjetër që nevojitet për këta qytetarë.

PUNA NË TERREN:

INSPEKTIME
6048 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës.

• Bashkia Durrës – 1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për tu prishur;

• Bashkia Krujë – 2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t’u prishur;
Një informacion shtesë për Bashkinë Krujë: Është kryer dje shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij.
• Bashkia Shijak – 1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t’u prishur;

OBJEKTE TË SHEMBURA
43 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës
• Bashkia Durrës

Janë prishur gjithsej 31 objekte nga të cilat:

 2 pallate (5-katësh dhe 6-katësh) janë prishur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio të Ministrisë së Mbrojtjes)
 3 hotele (Hotel “Gostivari” 6-katësh, Hotel “Vila Verde” 5-katësh, Hotel “Ljubjana” 5-katësh)

 26 objektet e tjera kanë qenë me funksion banimi.
Aktualisht, po prisht një objekt në Durrës.

• Thumanë, Bashkia Krujë;

 10 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:

  • 1 Shkollë 9-vjeçare në Thumanë, objekt 2-katësh;
  • 2 pallate 2-katëshe;
  • 7 pallate 5-katëshe.

• Bubq, Bashkia Krujë:
 2 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:

  • 1 shkollë, Shkolla 9-vjecare në fshatin Bubq, Bashkia Krujë;
  • 1 pallat 2-katësh;
    Në të gjitha objektet e shembura po punohet me procesin e pastrimit të inerteve.

ARSIMI
Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore, dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse për zhvillimin e procesit mësimor, si në vijim:

shkollat

SHËNDETËSIA
4,664 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,213 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).
533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.
Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen,


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.