Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive natyrore në informacionin më të fundit bën të ditur se aktualisht janë shembur 43 objekte, ndërsa janë për t’u prishur dhe qindra të tjera.
Një ditë më parë në Krujë është kryer shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij.
Gjithashtu përsa i përket shkollave, bëhet e ditur dhe numri i nxënësve që janë zhvendosur në shkollat pritëse nga 12 shkollat që janë dëmtuar.
NJOFTIMI I PLOTE
Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës në Bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 11:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 630 (Tiranë – 277; Durrës – 302; Lezhë – 49; Elbasan – 1; Shkodër – 1).
Sërisht, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 538 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.
AKOMODIMI
Përsa i përket strehimit dhe akomodimit në Manzë, situata paraqitet si në vijim:
- 81 qytetarë janë strehuar në njësitë lëvizëse të banimit dhe po punohet edhe për strehimin në kushte më optimale 20 qytetarëve, të cilët aktualisht janë të strehuar përkohësisht në çadër.
- 200 çadra dimërore po ngrihen në këtë zonë për strehim të banorëve pranë shtëpisë së tyre.
Aktualisht po shpërndahen paketa ushqimore, veshje, krevate portative dhe gjithçka tjetër që nevojitet për këta qytetarë.
PUNA NË TERREN:
INSPEKTIME
6048 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës.
• Bashkia Durrës – 1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për tu prishur;
• Bashkia Krujë – 2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t’u prishur;
Një informacion shtesë për Bashkinë Krujë: Është kryer dje shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij.
• Bashkia Shijak – 1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t’u prishur;
OBJEKTE TË SHEMBURA
43 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës
• Bashkia Durrës
Janë prishur gjithsej 31 objekte nga të cilat:
2 pallate (5-katësh dhe 6-katësh) janë prishur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio të Ministrisë së Mbrojtjes)
3 hotele (Hotel “Gostivari” 6-katësh, Hotel “Vila Verde” 5-katësh, Hotel “Ljubjana” 5-katësh)
26 objektet e tjera kanë qenë me funksion banimi.
Aktualisht, po prisht një objekt në Durrës.
• Thumanë, Bashkia Krujë;
10 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:
- 1 Shkollë 9-vjeçare në Thumanë, objekt 2-katësh;
- 2 pallate 2-katëshe;
- 7 pallate 5-katëshe.
• Bubq, Bashkia Krujë:
2 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:
- 1 shkollë, Shkolla 9-vjecare në fshatin Bubq, Bashkia Krujë;
- 1 pallat 2-katësh;
Në të gjitha objektet e shembura po punohet me procesin e pastrimit të inerteve.
ARSIMI
Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore, dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse për zhvillimin e procesit mësimor, si në vijim:
SHËNDETËSIA
4,664 vizita të kryera në njësitë akomoduese.
1,213 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).
533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.
Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen,