Maxhoranca ka hartuar një draft për ndryshimet kushtetuese për zhbllokimin e situatave të mundshme kur kreu i shtetit refuzon organizimin e ceremonisë së betimit. Shkak për këtë është bërë debati i fundit ku gjyqtarja Arta Vorpsi ka zgjedhur të bëj deklaratën e saj para një notereje, dhe jo të betohej tek kreu i shtetit.
Në draft thuhet se “Nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit konsiderohet si dita e fillimit të detyrës së magjistratit dhe përfshihet në dosjen personale të magjistratit. Në rast se magjistrati nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.”
