Siç duket humbja ndaj Lazios te Juventusi është harruar dhe mendja është te ndeshja e Ligës së Kampione ndaj Bayer Leverkusenit.
Në stërvitjen e mbajtur sot te Juventusi duhet atmosferë e mirë në skuadër.
Në një moment Cristiano Ronaldo u ngatërrua me topin dhe ishte radha e tij të futej në mes.
Të qeshurat e bashkëlojtarëve filluan, ndërsa ai çdo top që i vinte e largonte nga fusha.
Sa herë që ai e godiste një top, të brohoriturat nuk ndaleshin.
Juventusi pas stërvitjes është nisur për Gjermani ku nesër do të përballet me Bayerin nga ora 21:00.