Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Prezantohet Gasttuso: Dua Championsin me Napolin

21:00 / December 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rino Gasttuso
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Napoli ka prezantuar trajnerin e ri, Rino Gasttuson,  cili ka nënshkruar për gjashtë muajt e ardhshëm, me të drejtën e rinovimit për një vit nëse arrihet si objektiv pjesëmarrja në Champions.

Në konferencën e prezantimit, ku ishte përkrah presidentit De Lurentiis, Gattuso i shprehu mirënjohjen Ancelottit, nga i cili ka marrë detaje për funksionimin e skuadrës.

“I thashë po Napolit sepse është protagoniste në Itali dhe Europë. 99% e lojtarëve të këtij klubi i përshtaten futbollin që bëj unë. Të dielën ka qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur këtu e 6 për t’u larguar. Nuk ishin ditë të lehta, e dija që duhej të përballesha me një diskutim e të sqarohesha me Karlo Ancelottin, t’i thosha se pse kisha bërë këtë zgjedhje. Carlo ka qenë një baba për mua. Më ka konfirmuar çfarë njeriu është, u zbërthye dhe më tregoi gjithçka për skuadrën.”

Më pas, “Ringhio” foli për objektivat, duke iu referuar së pari pjesëmarrjes në Champions.

“Momenti në kampionat nuk është pozitiv, por duhet të bëjmë pikë për të arritur në zonën Champions. Ibrahimovic? Dua të flas për ata që kam në dispozicion. Të vjen turp kur e sheh se kjo skuadër është në vend të shtatë. Champions është objektivi im, e humba për një pikë në sezonin e kaluar (me Milanin), kemi gjithçka na duhet për ta arritur këtë vit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga kontrata e shkruar në një pecetë te presioni për të kaluar te Reali, si Jorge Messi udhëhoqi të birin drejt karrierës së tij ikonike

14:19 / August 9, 2026

Ndërron jetë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ishte 68 vjeç

14:49 / August 8, 2026

E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph”

08:15 / August 8, 2026

Amorim vendos objektivin: “Milani duhet të luftojë për titullin, jemi një klub që synon trofetë”

11:04 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.