Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Nata e historisë për Xhixhi Bufon, arrin Maldinin dhe kalon Del Pieron

20:38 / December 18, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
buffon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja e sotme ndaj Sampdorias ka qenë historike për Xhanluixhi Bufon, portierin e Juventusit. Dëmtimi i Vojiçeç Shçzesnji ka bërë që ai të jetë titullar në kampionat ndaj Sampdorias e kjo i ka mundësuar që të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së futbollit italian.

Kjo ishte ndeshja e 647 e tij në Serinë A, duke barazuar në vendin e parë të të gjitha kohëve një legjendë si ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, me parakalimin që praktikisht do të jetë çështje javësh.

Por jo vetëm kaq, tani Bufon është rekordmeni sa i përket skuadrës së Juventusit, pasi ka regjistruar me të 479 ndeshje në fushë, duke u bërë lojtari që ka veshur më shpesh fanellën e bardhezinjve në Serinë A. Ai kalon kësisoj atë që mbante këtë rekord, një tjetër legjendë të futbollit italian, Alesandro Del Pieron. Megjithatë, ky i fundit mbetet ende para sa i përket ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet, pasi ka luajtur 705 të tilla me Juventusin, ndaj 664 të Bufon.

Maldini Xhixhi Bufon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.