Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Diaspora do përfaqësuesit e saj në parlament, të sigurohet transparenca e votës”

23:48 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla S
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sokrat Sinaj, përfaqësues i diasporës shqiptare, tha në “Real Story” në Neës 24 se emigrantët kërkojnë përfaqësuesit e tyre në parlament dhe jo të abuzohet me votat e tyre.

Të pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse është diskutuar në takimet që kanë zhvilluar me përfaqësuesit politikë që diaspora të ketë përfaqësuesit e saj në parlament dhe votat të mos keqpërdoren nga partitë politike, Sinaj u shpreh se kjo ka qenë një kërkesë unanime e Këshillit Koordinues të Diasporës.

“E kemi thënë qartë dhe në mënyrë unanime ne kërkojmë që Diaspora të ketë të zgjedhurit e saj në Parlamentin e Shqipërisë. Dhe ata të zgjedhurit të bëjnë një Shqipëri tjetër, nuk duam që vota jonë të shpërndahet dhe abuzohet me të” tha Sinaj.

 Ndërsa Anila Hyka Smorgrav tha se fillimisht duhet të ketë një regjistrim të emigrantëve dhe se kushdo që ka dëshirë të jap votën e tij do të regjistrohet pranë ambasadave përkatëse. Ajo kërkoi që të sigurohet transparenca e votës së diasporës, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që problemet mekanike nuk duhet të jenë pengesë e ushtrimit të të drejtës së votës edhe nga emigrantët.

“Autoritetet shqiptare ndoshta nuk e dinë sa emigrante janë, por një nga kërkesat që ne vendosëm është dhe regjistrimi i tyre. Nëse do të fillojë fushata, regjistrimi i emigrantëve bëhet automatikisht, pasi të gjithë janë të regjistruar në ambasadat pranë vendit ku ndodhen. Shteti shqiptar nuk duhet ta shikojë elementin mekanik të të drejtës për të votuar si një pengesë. Pavarësisht formës që zgjedhin për votën, elektronik, miks apo në ambasadë, kushdo që ka dëshirë do të shkojë të regjistrohet dhe të votojë. E shikoj të realizueshme në mënyrë teknike edhe votën elektronike edhe ajo me postë apo në ambasada. Çdo lloj sistemi ka problem dhe hackera që mund të ndërhyjnë. Teknologjia ka përparuar, mjafton të vendoset mënyra dhe më pas të zhvillohen programet që sigurojnë transparencën e votës për të shmangur abuzimet” tha Anila Hyka Smorgrav.

Diaspora parlament perfaqesuesit sokrat sinaj TRANSPARENCA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Njihuni me Arbër Gashin, deputetin shqiptar në parlamentin e Suedisë

14:20 / May 10, 2026

Diaspora dhe inovacioni, Ibrahimaj thekson rritjen ekonomike dhe rolin e investimeve në Shqipëri

12:44 / April 14, 2026

“Fitore e demokracisë”, Balla: Pas 35 vitesh, diaspora nuk është më e cunguar në votime

12:13 / April 14, 2026

Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bie me ndryshim në Rregullore?

20:59 / March 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.