Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kompeticion i përbashkët Shqipëri-Kosovë, dorëzohet në UEFA projekti “Nënë Tereza”

16:47 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nënë Tereza kampionat futboll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ëndrra për një kompeticion të përbashkët futbollistik mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të jetë drejt realizmit. Edhe pse jo për një kampionat të përbashkët, bëhet fjalë për Kupën e cila do të quhet ‘Nënë Tereza’. Lajmin e ka bërë të ditur presidentii federatës kosovare të futbollit, Agim Ademi, i cili për gazetën ‘Zëri’ ka zbuluar mjaft detaje.

Ademi ka treguar se së bashku me Dukën po punojnë inetnsivisht për ta bërë realitet këtë kompeticion, ku do të marrin pjesë skuadrat e dy shteteve dhe në fund fituesi do të marrë shpërblimin jo vetëm të federatave, por edhe të dy qeverive, të cilat do të krijojnë një fund të posaçëm për këtë Kupë që bashkon vendet.

Ademi ka zbuluar se projekti tashmë është dorëzuar edhe në UEFA, ndaj pretendimet janë që kompeticioni të marrë jetë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ndër të tjera Ademi është shprehur:

“Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje.”

Ideja është që ndeshjet e kupës ‘Nënë Tereza’ të zhvillohen në mesjavë, ekzaktësisht të mërkurën dhe të enjten, ditë që korepsondojnë me ditët e mos zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit. Ndërkohë fituesi i kësaj kupe do të mund të marrë pjesë në eliminatoret e Europa League.

NENE TEREZA uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.