Zakoni i dërgimit të kartolinave të urimit ka nisur ne Kinën e lashtë ,ku shkëmbeheshin mesazhe urimi rreth festës së Vitit të Ri, dhe në Egjiptin e hershëm, të cilët i përcillnin urimet e tyre nëpërmjet fletushkave të vogla.
Në fillim te viteve 1400 kartolina të bëra me dorë nisën të qarkullonin në Europë. Gjermanët njihen si te parët qe gdhendnin urimet e tyre pergjatë drurit dhe letra urimi për Shën Valentinin nisën te shkëmbeheshin në masë në disa vende të Europës .
Gjate viteve 1850, Kartolinat e urimit janë transformuar, punuar me dorë dhe dorëzuar dorazi njësoj si dhuratat. Madje kanë sherbyer edhe si mjet komunikimi për popullin e atëhershëm si rezultat i avancimit dhe përparimit në shtypjen dhe mekanizimin e pullës postare në vitet 1840.
Kartolina e parë e krishtlindjeve u shfaq për herë të parë në Londër në vitin 1843, kur Sër Henry Cole punësoi artistin John Calcott Horsley për të dizenjuar një kartolinë festash për miqtë e tij.
Edhe pse kartolina e parë e Shën Valentinit është shfaqur për herë të parë në 1415, ishin vitet 1800 ku nëpërmjet postës së ashtuquajtur “Penny” ato u bënë të njohura dhe të përballueshme nga cdo individ. Esther Howland, një vajzë e re nga Massachusetts, ishte publikuesja e parë e rregullt e kartolinave te Shën Valentinit në USA. Ajo e shiti kartolinën e parë të Shën Valentinit te bërë me dorë në 1849, përfundimisht duke krijuar nje firmë botuese të suksesshme në dekorimin e kartolinave.
Kartolinat e urimit ne Amerikë
Louis Prang , një emigrant gjerman ,i cili nisi nje biznes te vogël litografik pranë Bostonit në 1856 , kontribuoi në fillimin e një industrie të madhe të kartolinave të urimeve në Amerikë. Brënda 10 viteve themeloj firmën dhe perfeksionoj procesin e ngjyrave litografike. Riprodhimet e bojërave i tejkaluan artet grafike të mjeshtrave në USA edhe në Britaninë e madhe.Në fillim të viteve 1870 Prang nisi publikimin e kartolinave te krishtlindjeve , të cilat u mirëpriten në tregun anglez. Ne 1875 ai i prezantoi publikut amerikan linjën e parë të kartolinave për Krishtlindje .
Popullariteti i kartolinave të Prang u arrit në fillim të viteve 1890, ku importues imitues nisën te përmbysin tregun përfundimisht, duke detyruar Prang te mbyllte biznesin e kartolinave .Midis viteve 1890 dhe 1906 ka pasur një rënie të prodhimit dhe publikimit të kartolinave përshëndetëse në USA.
Pas viteve 1906 klima e biznesit vendas për rritjen e publikimit te kartolinave filloi të zhvillohej .Disa nga botuesit nuk u pritën mirë nga Prang gjatë bashkëpunimit të tyre për krijimin e këtyre kartolinave .Pas Luftës së Parë Botërore , publikuesit e rinj nisen nje kompeticion për të rejat në procesin e printimeve , teknikës së artit dhe përpunimet dekorative te kartolinave të urimit. Në fillim të viteve 1930 publikuesit rritën përvetësimin e përdorimit të ngjyrave litografike , një lëvizje kjo që coi në zhvillimin e industriseë së karolinave dhe përhapjen e tyre kudo.
Gjatë Luftës së II Botërore, industria mbështeti luftën , duke ndihmuar qeverinë t’u shiste bono ushtarëve jashtë shtetit nëpërmjet kartolinave .Kjo periudhë shenoi fillimin e një lidhjeje të ngushtë me shërbimin postar në USA.
Gjatë viteve 1950 studiot e kartolinave zhvilluan gjithashtu humorin nëpërmjet urimeve që percillnin këto kartolina.
Në 1980 u shfaqën kartolina të cilat nuk ishin vetëm për një event të caktuar ,por edhe për një rast te pazakontë.Një rritje eksplozive pati në teknologjinë elektronike ,dhe përdoruesit e internetit i dhanë jetë kartolinave elektonike në fund të viteve ’90 deri ne ditët e sotme.
